Policia e Kosovës ka njoftuar se në komunën e Lipjanit të shtunën e 25 dhjetorit, është gjetur një person pa shenja jete në veturën e tij.
Ky rast nga policia është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Është gjetur pa shenja jete në veturën e tij një mashkull kosovar, vdekjen e personit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa me vendim te Prokurorit trupi i pa jete dërgohet për obduksion në IML”, thuhet në njoftim.
Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore.
Po ashtu, përmes këtij raporti, policia ka njoftuar se një fëmijë tre vjeç është lënduar nga tymi dhe flaka, pasi zjarri kaploi dhomën ku ai po qëndronte.
Ngjarja ka ndodhur në komunën e Ferizajt, të shtunën e 25 dhjetorit.
Fëmija i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.
“Është raportuar se pasi zjarri ka kapluar një shtëpi aty brenda në një dhomë ishte një fëmijë tre vjeç i lënduar nga tymi dhe flaka. Fëmija i lënduar është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor”.
Ndërsa, policia po heton se si erdhi deri tek përhapja e zjarrit.
“Rasti nën hetime”.
Një incident zjarri ka ndodhur edhe në komunën e Gjakovës.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se kulmi i garazhës është përfshirë nga zjarri dhe deri sa është munduar të intervenojë ka pësuar lëndime në duar dhe kokë për çka ka marrë tretman mjekësor”.
“Nga njësiti i zjarrfikësve është lokalizuar zjarri. Rasti është duke u hetuar”.
Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë arrestuar 25 persona, ku nëntë janë dërguar në mbajtje.
Sa i përket aksidenteve të trafikut me dëme materiale, janë raportuar gjithsejtë 44, ku 30 prej tyre cilësohen si aksidente trafiku me të lënduar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke
-
Një vit nga sulmi në Banjë, Manastiri mbyllet nga 23 deri më 26 shtator
-
Posta apelon qytetarët të mos bien pre e mesazheve të dyshimta
-
Haradinaj në takim me Orav thekson nevojën që Kosova t’i kthehet kursit të integrimit euro-atlantik
Lajmet kryesore
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Mossad mashtroi dhe befasoi Hezbollahun duke hedhur në erë pagerët
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke