Kosova

Prokuroria e Kosovës së shpejti do të kërkojë paraburgim ndaj të arrestuarit për krime lufte


Prokuroria Speciale e Kosovës

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar lidhur me arrestimin e një personi në Jarinje i cili dyshohet sa ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile, se për të njëjtin së shpejti do të kërkojë paraburgim.

“Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se është arrestuar një person me inicialet D.A. për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Krime lufte kundër popullatës civile’. Prokuroria Speciale, brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale e Kosovës

Ndërkaq, lidhur me rastin, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është thënë se i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull serb shtetas i Serbisë me dyshimin për përfshirje ne veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore