Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas arritjes në Bruksel, është pritur nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell.
Ai ka udhëtuar në Bruksel për të zhvilluar mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit (KSA) që do të mbahet të martën e shtatë dhjetorit.
Me Borrel dhe Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, Kurti do të diskutojë mbi marrëdhënien bilaterale ndërmjet Kosovës dhe BE-së në kontekstin e marrëveshjes kontraktuale të Stabilizim-Asociimit si pjesë e procesit të integrimit të Kosovës në BE.
Pas Borrell, kryeministri Kurti do të takojë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së në kuadër të kësaj vizite.
Pjesë e këtij udhëtimi është edhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi.
“Delegacioni i plotë i kabinetit qeveritar i Kosovës përbëhet nga Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati”, thuhej në njoftimin e kryeministrisë.
Përveç tyre, pjesë e delegacionit janë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Tahiri: Kurti e Osmani të marrin vrap për opozitë që të ndalet dështimi i Kosovës
-
Haradinaj, pushtetit: Nëse bindni botën se drejtësia s’është e pavarur, si mendoni ekstradimin e Radojiçiç-it
-
Si e shpërfaqi Bislimi dështimin e “lobimit” të Osmanit për Urën e Ibrit
-
Rritja ekonomike e qëndrueshme e Kosovës po vazhdon, thotë Kurti