Rajoni

Cramon: Jam e tronditur nga reagimet e autoriteteve serbe ndaj protestuesve


Eurodeputetja e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Eurodeputetja e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në një intervistë dhënë për N1 tha se ishte e tronditur nga reagimet e autoriteteve serbe ndaj protestuesve në ditën e kaluara. Ajo gjithashtu shprehu shpresën e saj se kur të gjelbërit të marrin pushtet në qeverinë e re gjermane, të ketë ndryshime qëndrimesh ndaj Beogradit zyrtar.

Në emisionin “Behind the news”, Cramon tha se “të gjithë kanë të drejtë të protestojnë” dhe se “kjo është pjesë e sundimit të ligjit”.

“Këta grupe protestuesish qartazi janë në favor të sundimit të ligjit, transparencës dhe aplikimit të standardeve ambientaliste në Serbi. Prandaj isha e tronditur dhe e befasuar nga nga reagimet e autoriteteve”, u shpreh Cramon.

“Nuk ka nevojë për dhunë dhe brutalitet, siç ishte rasti i (par)djeshëm me policët dhe huliganët që sulmuan njerëzit”.

Në përfundimin se qëndrimi i liderëve të Evropës Perëndimore ndaj qeverisë së presidentit Aleksandar Vuçiç është tolerant, von Cramon theksoi se shpreson për një ndryshim të qasjes në Gjermani.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, protestat e ambientalistëve i quajti “fashizëm”, Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin, i quajti protestë “e parave të pista, dhe jo për ajr të pastër”, ndërsa Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, protestat i quajti “tepricë e demokracisë”.

“Shpresoj se do të ketë një qasje tjetër ndaj autoriteteve serbe kur ne të Gjelbrit të marrim Ministrinë e Punëve të Jashtme në Gjermani, se do të kemi një qasje që do të bazohet më shumë në sundimin e ligjit dhe se do të jemi më kritikë për atë që po ndodh në terren”, u shpreh eurodeputetja.

28 nëntor, protesta e ambientalistëve në Beograd

Megjithatë, ajo ka theksuar se nuk i takon asaj të sugjerojë se çfarë duhet t’i thotë Qeverisë së Serbisë ministrja e ardhshme e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbock.

“Analena është mjaft e zgjuar për të studiuar vetë situatën aktuale politike të brendshme dhe kështu të bëjë një vlerësim të duhur”, tha Von Cramon, duke shtuar se marrëveshja e koalicionit që formoi shumicën qeverisëse në Gjermani e vendos në masë të madhe Ballkanin Perëndimor në qendër të vëmendjes.

E pyetur se cilat mund të jenë saktësisht pasojat në marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Serbisë në të ardhmen, ajo u përgjigj se e ka të vështirë ta thotë këtë, sepse nuk është pjesë e qeverisë.

Mund të ketë dallime nëse Gjermania do të jetë pro hapjes së një kapitulli të ri për Serbinës ose jo, tha ajo, duke shtuar se shpreson që të vendoset një vijë që do të thotë se ne nuk do të rrezikojmë vlerat evropiane.

Ilustrim

Duke folur për Bashkimin Evropian, Von Cramon vlerësoi se me raportin e fundit për përparimin e Serbisë, komisioneri evropian Oliver Varhelji “në një farë mënyre cenoi parimet e tij dhe parimet e Komisionit Evropian”.

Duke folur nëse Serbia e meriton hapjen e kapitujve të rinj në negociatat për anëtarësim në BE, ajo tha se do të dëshironte të shihte zbatimin e reformave për të cilat është zotuar Qeveria e Serbisë.

“Në këtë moment është shumë herët të thuhet, sepse nuk e dimë nëse qeveria serbe do të zbatojë gjithçka që ka paralajmëruar, por nëse e shpërbleni dikë ndonëse nuk i ka kryer detyrat, kjo dërgon mesazh të gabuar. Megjithatë, nëse gjërat shkojnë mirë dhe ka progres, atëherë ne mund ta japim atë çmim”, tha Von Cramon.

Duke komentuar sulmet e shpeshta të përfaqësuesve të pushtetit në Serbi ndaj saj, ai thotë se ato fjalë të vështira nuk i merr personalisht.

“Bëhet fjalë për sjelljen e dëshpëruar të dikujt që ndihet i kërcënuar nga unë, por nuk e di pse”, tha ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore