Fondi Kosovar për Garanci Kreditore dhe KFW nënshkruajnë marrëveshje për investime në efiçiencë të energjisë
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KFW), kanë nënshkruar marrëveshjen e kredisë në vlerë prej 6 milionë eurosh, ndërsa këto mjete pritet që të përdorën si ndihmë për bizneset vendore dhe qasjen e tyre në financa si dhe investimet në efiçiencë të energjisë.
Pas arritjes së marrëveshjes, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se Qeveria është e përkushtuar për pagesën e tarifës.
“Si Qeveri do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar që të mbështesim Fondin. Mënyra se si është organizuar sistemi financiar, më shumë është e fokusuar në menaxhim të riskut”.
“Fondi iu mundëson bizneseve të kenë qasje shumë më lehtë në financa”, ka thënë Murati.
Ndërkaq, ambasadori gjerman, Jorg Rohde, ka theksuar se Gjermania ka ofruar përkrahje për Qeverinë e Kosovës në të gjitha sferat, ndërsa ka sqaruar se janë alokuar 25 milionë euro për garanci kreditore.
“Jemi krenar që kemi krijuar Fondin Kosovar që ka arritur kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Në bazë të këtij suksesi sot jemi duke lansuar dritaren për rimëkëmbjen e gjelbër”, ka thënë Rohde.
“Po ashtu dua të theksoj se qeveria ime e re vazhdon me bankën KFW. Ne kemi alokuar 25 milionë euro për garanci kreditore. Do të mbesim partnerë i Kosovës. Dhe duam të mbesim partnerë i juaji për energji”, ka shtuar ai.
Komente ka bërë edhe guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, i cili e ka vlerësuar Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, duke thënë se ky i fundit është shndërruar në një institucion të rëndësishëm për ekonominë kosovare.
Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje, u theksua se me këtë fond parashikohet të ndihmohen rreth 600 biznese, si dhe të hapen deri në 170 vende të reja të punës.
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është themeluar në vitin 2016 nga Qeveria e Kosovës me ndihmën e USAID-it dhe KFW-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi