Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person ka humbur jetën si pasojë e rënies në një humnerë në Prevallë të Prizrenit, teksa u cilësua si “vdekje e dyshuar”.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Vdekje e dyshuar. Viktima mashkull kosovar, derisa ishte duke ecur në një shteg malor, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në një humnerë dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete”.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Ngjarja ka ndodhur më 15 nëntor në Prizren, ku disa persona të armatosur me Kallashnikovë kanë tentuar të grabisin një argjendari.
“Lidhur me rastin me datë 20.11.2021 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, vijon njoftimi.
Ndërkaq, në një konferencë për media, kryeprokurori Admir Shala, ka thënë se ende nuk dihet motivi i kësaj tentim-grabitjeje.
Kurse, shefi i Policisë së Prizrenit, Faton Aliu, lidhur me incidentin bëri të ditur se menjëherë janë aktivizuar të gjitha njësitë dhe stacionet relevante dhe janë ndërmarrë veprimet e duhura operative.
“Është aktivizuar plani “Unaza e Çeliktë” ku ky rast për dallim prej rasteve tjera është përcjellë me pesë vende të ngjarjes, d.m.th. pesë vende të ndryshme të ngjarjes ku është dashur Policia të fokusohet”, sqaroi ai.
Sipas Aliut, e gjithë ngjarja kishte zgjatur 13-15 minuta ku nga kjo kohë automjeti kishte dalë nga rajoni i Prizrenit. Shefi i Policisë bëri të ditur se nga shkëmbimet e zjarrit qytetarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
-
Ushtarët britanikë realizojnë ushtrimin për “gatishmëri për përballje me të gjithë skenarët”
-
Osmani: Beogradit s’i vjen keq për krimet e luftës, krenohet me trashëgiminë e Millosheviçit
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Nga mbretëreshë në perandoreshë: Brenda pushtetit të plotfuqishëm të Ursula von der Leyen
-
Osmani: Beogradit s’i vjen keq për krimet e luftës, krenohet me trashëgiminë e Millosheviçit