Kosova

Kosovë: Policia parandalon kontrabandimin e mallrave


Ilustrim

Birrë, mish derri, raki, pula e gjëra tjera i ka parandaluar të kontrabandohen Policia e Kosovës në pikën kufitare të Muçivërcës, saktësisht në fshatin Korminjan.

Përmes një njoftimi Policia ka bërë të ditur se pasi kanë zënë ngarkesën, më vonë një person është lajmëruar duke deklaruar se kamioni ishte i tij.

Konfiskohen mallrat e kontrabanduara

“Në të dy rastet me mall të kontrabanduar, i cili është sjellë duke iu shmangur kontrollit doganor dhe atij policorë janë konfiskuar si në vijim”.

“158 arka x 20 shishe x0.5 litra- birra të llojeve të ndryshme, 3 paketa x 6 shishe x 1 litra – raki, 282.6 kg – mish derri, 1 pako 5.835 kg – mish i konservuar, 12 kafaze me pula =156 copë, 10 pako x 50 copë – korniza për vendosjen e targave të automjeteve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në rrjetin social Facebook.

Konfiskohen mallrat e kontrabanduara

Ndërsa, lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent me urdhër të të cilit iniciohen rastet “Kontrabandim me Mallra”.

Kurse, për veprime të mëtejme ligjore, është njoftuar Dogana e Kosovës dhe Njësia e Hetimeve.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore