“Ka mundësi që emrin Republika Sprska të na e heqin” – Paralajmërimi nga ShBA për sanksione në BeH
“Nuk mund të lejojmë që Republika Srpska të humbasë kompetencat e saj. Mund të ndodhë që emri Republika Srpska të hiqet. Ne nuk jemi për shkëputje, luftë e as nuk duam të shkaktojmë dëme, por duhet të mbrojmë interesat tona”.
Kështu deklaroi Kryeministri i Republika Srpska-s, Radovkan Vishkoviç.
Ai tha se “nuk i frikësohet sanksioneve amerikane ndaj tij”, por se as “nuk do të bëjë gjëra që dëmtojnë popullin e BeH-së”.
“Nëse mua dëshiron dikush të më vendosës sanksione, do ta bëjnë. Sidoqoftë, unë s’mund të tërhiqem, sepse përfaqësoj RS-në dhe institucionet e saj”, deklaroi Vishkoviç të mërkurën në Banja Llukë, transmeton “Sllobodna Bosna”.
“Ne kërkojmë vetëm që të të veprohet në akordim me Kushtetuën e Bosnjës dhe Hercegovinës, asgjë më shumë”.
“Si mund të ndodh që ne të mos mund të kemi në pronësi pyje, ndërsa Distrikti i Bërçkos dhe Federata e BeH-së, po”, tha mes tjerash ai.
Ai është ish-bashkëpunëtor i Richard Holbrooke, bashkëpunëtor afatgjatë i Biden dhe Blinken si dhe punonjës i disa administratave amerikane.
“Interesi amerikan është një Bosnjë dhe Hercegovinë unike”, u shpreh ai, ndërsa për ata të cilët ndjekin politika “të shpërbërjes së BeH-së”, tregon ai, “Amerika ka mjete konkrete kundër tyre”.
“Siç e dini, në fillim të këtij viti, administrata Biden përmirësoi mjetet në paketën e saj duke hartuar një grup të ri sanksionesh që mund të vendosen kundër individëve që kërkojnë të minojnë stabilitetin dhe unitetin e Bosnjës. Ne nuk jemi të kënaqur me përdorimin këto mjete”, tha Chollet.
Chollet, si zyrtarë të tjerë amerikanë, tregon qartë se ky vit në Bosnje dhe Hercegovinë është kthyer në një vit krize dhe dërgoi paralajmërime shtesë.
“Fatkeqësisht, ky është bërë një vit krize në muajt e fundit dhe ata kanë shkaktuar shqetësim të veçantë në Washington dhe në të gjithë Evropën, për trajektoren e Bosnjë-Hercegovinës dhe frikën se konflikti mund të kthehet”, u shpreh ai.
“Retorika separatiste që dëgjojmë nga disa liderë këtu në Bosnje dhe Hercegovinë është shumë, shumë shqetësuese për udhëheqjen në Washington, për anëtarët e Kongresit tonë, si dhe për liderët në mbarë Evropën. Pra, ne jemi këtu për të bërë të qartë se kjo na shqetëson, se është kryesisht në kundërshtim me atë që ne besojmë se është fryma e vërtetë e Dejtonit”, vazhdoi ai.
“Dhe kjo është diçka që unë personalisht e njoh mirë”, potencon diplomati amerikan.
“Duke pasur parasysh lidhjen time të gjatë me ambasadorin Holbrooke dhe njohurinë time të thellë për përpjekjet e tij për të sjellë paqen në këtë pjesë të botës, ne kemi mjete që mund t’i aplikojmë”, thotë këshillari i posaçëm i Sekretarit Amerikan të Shtetit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Evropa Lindore kërkon reagimin e NATO-s për shkeljet e hapësirës ajrore nga Rusia
-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Oficeri i CIA-s që abuzoi seksualisht me disa gra, mund të burgoset për 30 vjet
-
Një bandë mori pagesën më të madhe ndonjëherë për zhvatje kibernetike
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi