Lajme

BE pranon gabimet në lidhje me vaksinat COVID


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një intervistë me mediat gjermane, ka pranuar se Bashkimi Evropian (BE) dështoi në shpërndarjen e vaksinave të coronavirus-it.

“BE-ja i nënvlerësoi ndërlikimet dhe vonesat në prodhimin e vaksinave, por mbrojti programin e përbashkët të shpërndarjes”, u shpreh ajo.

Sipas saj, unioni u përqendruar më shumë në çështjen nëse do të kishte apo jo një vaksinë, sesa në procedurat që vinin pas saj.

“Ne duhet të kishim menduar më shumë për sfidat e prodhimit”, theksoi von der Leyen.

Ajo pranoi se unioni duhet të kishte parashikuar më mirë problemet e mundshme në prodhimin e vaksinave.

“Ne duhet t’u kishim thënë njerëzve që ky proces krejtësisht i ri, zhvillohet ngadalë dhe se ka probleme e vonesa”, sqaroi von der Leyen për mediat.

Presidentja theksoi se BE-ja do ta mbajë premtimin për të vaksinuar 70% të popullsisë së rritur deri në fund të verës, por që ka të ngjarë të ketë probleme dhe pengesa të tjera në rrugë.

Gjendja e vaksinimit në BE

Shumë vende të BE-së janë përballur me kritika të shumta përsa i përket programit të vaksinimit. Ato janë krahasuar gjithmonë me vendet si Izraeli dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat kanë siguruar dozat më të shumta të vaksinave.

Sipas shifrave të mbledhura nga Universiteti i Oksfordit vetëm 3% e popullsisë së BE-së janë vaksinuar deri tani.

Von der Leyen mbrojti gjithashtu programin e unionit për vaksinat, duke thënë se qëllimi ka qenë shmangia e konkurrencën midis 27 vendeve anëtare.

“Sigurisht, një vend më vete mund të jetë një varkë e shpejtë shpëtimi, por BE-ja është një anije-cisternë”, tha Von der Leyen.

BE-ja u kritikua për hezitimin në blerjen e vaksinave por ,Ursula von der Leyen, u shpreh se nuk do bëhet kompromis me kërkesat e sigurisë dhe efikasitetin e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore