Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk mund të arrihet zhvillimi ekonomik “nëse nuk i japin përkrahje sektorit privat”. Sipas tij, “qeverisja e mirëfilltë, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve përmes një programi të zbatueshëm janë vizion i qeverisë”, të cilën e udhëheqë ai.
Kurti në konferencën e parë me bizneset e Prishtinës, në kuadër të fushatës informuese “Ditët e Biznesit Kosovar” dhe dialogut me sektorin privat, ka thënë se në programin qeverisës një nga qëllimet e tyre është përmisimi i konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve në rajon e më gjerë.
“Zhvillimi ekonomik nuk mund të arrihet nëse nuk i japim përkrahje zhvillimit të sektorit privat me nxitje të prodhimit e rritje të eksportit”.
“Dialogu i vazhdueshëm mes nesh është i domosdoshëm që vizionin dhe programin e qeverisë t’i përkthejmë në veprime sa më të efektshme dhe më frytdhënës. Ne nxisim një dialog të nevojshëm dhe të munguar për zhvillimin, punësimin dhe investimet”, është shprehur Kurti.
Ai ka theksuar se zhvillimi ekonomik varet nga krijimi i një klime të favorshme për investime të huaja dhe vendore, pa vonesa administrative, me sundim të ligjit dhe konkurrencë për cilësi.
Siç potencoi Kurti pas vlerësimit të Bankës Qendrore të Kosovës, ekonomia ka një rritje të përshpejtuar prej 90 për qind të bruto produktit vendor për këtë vit.
“Krahasuar një vit me parë të ardhurat tatimore janë shtuar për 33 për qind në periudhën janar-shtator ndërsa eksportet me 68 për qind, kurse numri i të punësuarve për periudhën mars-shtator është rritur me nëntë mijë e 351 punonjës”.
“Buxheti i vitit 2022 është rritur për 220 milionë euro krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti që e bëmë gjatë verës”.
Madje, Kurti ka deklaruar se po e azhurojnë një listë prej mbi 100 ide projekte kryesisht nga sektorët e infrastrukturës, mjedisit dhe energjisë “në vlerë të përgjithshme prej tre miliardë euro”.
“Të gjithë ne, sektori privat duhet ta promovojnë Kosovën si vend të gatshëm dhe të frytshëm për biznes. Në këto ditët në vijim do të organizojmë vizita në kompani të ndryshme me qëllim që të jemi afër jush dhe së bashku me juve, dhe ekonominë ta forcojmë me përkrahje konkrete”, ka thënë Kurti.
“Jemi këtu që me dialog dhe bashkëbisedim të arrijmë së bashku t’i vendosim prioritetet të cilët do ta ringjallin dhe shpijnë përpara ekonominë e vendit tonë”, përfundoi ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi