Shqipëria

Gjirokastër: Abuzoi dhe dhunoi seksualisht një minorene, arrestohet 53-vjeçari


Autoritetet kanë arrestuar të enjten e 4 nëntorit një 53-vjeçar pasi abuzoi seksualisht në mënyrë të vazhdueshme me një të mitur 16-vjeçare.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në Libohovë.

Ky i fundit dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Pas ngjarjes së rëndë në Gjirokastër, ku u zbulua abuzimi seksual, 16-vjeçarja ndodhet në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

53-vjeçari akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Lushnjë

Më herët, një ngjarje e rëndë u regjistruar në qytetin e Lushnjës më 2 nëntor.

Një 19-vjeçar u arrestuar lidhur me dyshimet për marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur 11-vjeçare.

Nga njoftimi i policisë u bë me dije se i riu banonte në Cërrik.

19-vjeçari me iniciale F.H., u arrestua nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë.

Ky rast vjen gjashtë muaj pas protestës së fundit të zhvilluar kundër abuzimit seksual të vajzave.

“Duam mbrojtje duam liri, dënim maksimal për përdhunuesin”.

Kjo ishte një nga thirrjet e shumë qytetarëve të cilët dolën asookohe në protestë për të mbrojtur të drejtat e vajzave dhe grave që abuzohen seksualisht.

Studimet tregojnë se 50% e grave dhe vajzave në Shqipëri kanë përjetuar një formë të dhunës gjatë jetës së tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore