Kosova

Kurti për BBC-në: “Nuk do të lejoj bosnjëzimin e Kosovës”


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për BBC

“Serbia po dëshiron bosnjëzimin e Kosovës”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për BBC-në.

Por, Kurti është shprehur i bindur se nuk do të lejojë që kjo të ndodhë.

“Kur Asociacioni nuk u implementua, asnjë serb në Kosovë nuk protestoi. Ishte Beogradi që u zemërua”.

“Në vitin 1991, më 26 prill, 14 komuna me shumicë serbe në Bosnjë-Hercegovinë u bënë bashkë e krijuan Asociacionin. Më 9 janar 1992, e shpallën pavarësinë, më 28 shkurt 1992, e bënë Kushtetutën e tyre, më 14 dhjetor 1995 në Dejton arritën njohjen ndërkombëtare”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për BBC-në.

“Duan ta përsëritin Bosnjën në Kosovë”, është shprehur Kurti.

“Nuk do ta lejoj këtë, pavarësisht nëse jam në opozitë apo qeveri”.

“Për këtë më votuan njerëzit, të parandaloj bosnjëzimin e Kosovës. Jam i bindur se me programin tonë, do të ndihmojmë serbët po aq sa shqiptarët”.

“Nëse pyesni serbët në Kosovë se cilat janë shqetësimet e tyre kryesore, ata thonë punësimi dhe drejtësia. Beogradi dëshiron të ketë shtet brenda një shteti. Shtetin e Serbisë brenda Kosovës së pavarur”, ka thënë Kurti.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore