Lajme

Polonia duhet t’i paguajë BE-së 1 milion euro në ditë


Gjykata e lartë e Bashkimit Evropian ka sanksionuar Poloninë me një gjobë rekord ditore prej 1 milion eurosh.

Kjo masë vjen pas përplasjeve midis palëve për sundimin e ligjit që nxiti akuzat për “shantazh” nga Varshava zyrtare.

Gjykata e Drejtësisë e BE-së theksoi të mërkurën e 27 tetorit se Polonia duhet të përballet me gjobat, pasi “dështoi në çmontimin e një sistemi të diskutueshëm disiplinor për gjyqtarët”.

Komisioni Evropian kërkoi dënimet e reja muajin e kaluar pasi Polonia shpërfilli kërkesat e gjykatës në korrik për të “pezulluar menjëherë” sistemin e disiplinës gjyqësore.

Faturat e reja shtojnë 500 mijë euro gjoba ditore për shpërfilljen e thirrjes së gjykatës për mbylljen e operacioneve në një minierë të linjitit pranë kufirit çek.

Trajektorja Politike

Lëvizja drejt gjobave është pjesë e një sërë mosmarrëveshjesh ligjore të përshkallëzuara.

Këto të fundit kanë rindezur një debat rreth trajektores politike afatgjatë të Polonisë. Si pasojë, janë vonuar rreth 36 miliardë euro fonde stimuluese të kërkuara nga Varshava.

Polonia deri më tani ka dështuar të paguajë gjobën ditore në mosmarrëveshjen gjyqësore të BE-së për minierën Turow.

Qeveria nacionaliste e Polonisë këtë muaj kaloi një vendim që sfidon rendin ligjor të BE-së duke thënë se ligji polak mund ta anashkalojë atë.

Gjobat vijnë pasi Polonia dhe Hungaria ndjekin sfidat gjyqësore të BE-së kundër të ashtuquajturit “mekanizëm kushtëzimi” i krijuar në janar.

Urdhri i gjykatës së BE-së me qendër në Luksemburg, më 14 korrik për Poloninë për të ndalur regjimin disiplinor, u pasua një ditë më vonë nga një vendim detyrues nga e njëjta gjykatë, duke i thënë kombit se mekanizmi “mund të përdoret për të ushtruar kontroll politik mbi vendimet gjyqësore ose për të të ushtrojë presion mbi gjyqtarët me qëllim që të ndikojë në vendimet e tyre.”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore