Kosova

Der Standard: “Cicërimat në Twitter siç po shihet Borellit po ia shkruan Beogradi”


Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell.

“Synimet e koordinuara të Serbisë për të destabilizuar rajonin”, Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, “nuk i kanë ngjallur reagim”, ndonëse aksionin e policisë së Kosovës kundër kontrabandësei ka quajtur “të pa-koordinuar dhe të njëanshëm“, ka shkruar gazeta e përditshme austriake Der Standard.

Kjo gazetë, ka kritikuar përfaqësuesin e BE-së, për mos-mbështetjen e shtetit të Kosovës në operacionin e saj për sundim të ligjit, për çka ka shkruar se “siç po shuhet cicërimat në Twitter Borellit po ia shkruan Beogradi”.

“Kur policia e Kosovës u vu pas kriminelëve, vetëm njëri nga të arrestuarit ishte serb. Pavarësisht kësaj serbët e Kosovës sulmuan policinë, dhe Beogradi githashtu u soll kinse po përndjeken serbët. Vuçiç gjithashtu lëshoi piskama për dhunën që autoritetet kosovare do të përdorin”, shkroi Der Standard.

Kjo gazetë gjithashtu bëri një kronik ngjarjes të ndërmarra nga shteti i Serbisë, që sipas tyre, “sollën një vjeshtë të nxehtë”.

“Në mal të zi intereferuan përmes Kishës Ortodokse Serbe nën kontrollin e Presidentit Aleksandër Vuçiç. Serbia po ndjek projektin e quajtur Bota Serbe, një emër i ri për projektin e vjetër të Serbisë së Madhe”, shkroi gazeta austriake.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore