Shqipëria

Kryetarja e OSBE-së Ann Linde do të vizitojë Shqipërinë


Kryetarja e OSBE-së, që mban postin e ministres për Punët e Jashtme në Suedi, Ann Linde, do të vizitojë Shqipërinë të martën e 5 tetorit.

Linde, sipas agjendës së OSBE-së pritet të diskutojë mbi sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal.

Një pikë tjetër diskutimi do të jetë dhe agjenda e reformave në Shqipëri me homologët shqiptarë.

Linde më pas do të takohet edhe me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Kryetarja do të marrë pjesë në nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi midis OSBE -së dhe Shqipërisë.

Ky memorandum do të forcojë punën kundër rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të Armëve të Vogla dhe Armëve të Lehta.

Takimi mes dy ministrave do të pasohet nga një konferencë për shtyp në orën 11:40, në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ajo gjithashtu do të takohet me kryetaren e parlamentit, Lindita Nikolla, përfaqësues të shoqërisë civile në vend dhe Praninë e OSBE-së në Shqipëri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore