Lajme

Drashkoviç thotë se Rusia po i bën Serbisë mashtrim të madh për Kosovën


Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Drashkoviç

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Drashkoviç, ka thënë se Rusia po i bën “mashtrim të madh” Serbisë kur bëhet fjalë për Kosovën.

Drashkoviq duke folur në “VIRUSSIA”, shprehet se humbja e Kosovës nga Serbia ka ndodhur me kapitullim pas Marrëveshjes së Kumanovës.

“Sikur Rusia, po e mbron, e ruan sovranitetin mbi Kosovën. Do të thotë, Rusia po na e mbron atë që nuk e kemi. Që është e humbur me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, sepse me këtë Rezolutë shteti i Serbisë, me të gjitha institucionet e veta, pas kapitullimit me Marrëveshjen e Kumanovës dhe luftën me Aleancën e NATO-s, është dëbuar nga Kosova. Dhe për këtë Rezolutë ka votuar edhe Rusia”, shprehet Drashkoviç.

Ai në dokumentarin që flet për ndikimin e diplomacisë ruse në Ballkanin Perëndimor, tregon se për interes të Rusisë prodhohet urrejtje në mes të serbëve.

“Për interes të Rusisë, me një buton të prodhohet prapë urrejtje në mes të serbëve. Gënjeshtra gjithmonë është në përparësi të madhe ndaj së vërtetës”, përfundon ai.

Edhe për Branko Çeçen nga Qendra për Hulumtime të Gazetarisë në Serbi, Rusia i shikon interesat e saj dhe se nuk ka asnjë lidhje me marrëdhëniet vëllazërore.

“Para së gjithash, Rusia i shikon interesat e saj, dhe se  kjo me marrëdhëniet vëllazërore nuk ka absolutisht asnjë lidhje”, thotë Çeçen.

Branko Çeçen nga Qendra për Hulumtime të Gazetarisë në Serbi

Ndërsa, drejtoresha e Qendrës për Studimeve Euro-Atlantike me qendër në Beograd, Jelena Miliq shpjegon se Rusia është destabilizuese me veprimet e saja të rrezikshme.

“Rusia krijon politikë destabilizuese, politikë e cila për nevojat e saj bënë veprime shumë të rrezikshme”, shpjegon Miliç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore