Shqipëria

Meta: Po cënohet siguria kombëtare


Në një intervistë për emisionin “Aktualitet”, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, deklaroi se siguria kombëtare po cënohet seriozisht.

Presidenti vuri theksin tek rritja e fenomeneve kriminale dhe fenomenit të pastrimit të parave duke e lidhur me faktin që ky do të jetë një vit elektoral për Shqipërinë.

“Pa asnjë dyshim që siguria kombëtare është cënuar seriozisht. Dihet se sa herë ka pasur periudha elektorale janë rritur sipërfaqet e kultivuara me lëndë narkotike”, – u shpreh Meta gjatë intervistës me gazetarin Bejdo Malo.

Presidenti u ndal më tej tek demotivimi i investitorëve dhe dëmtimi i klimës së biznesit si pasojë e zhvillimit të grupimeve kriminale, të cilët po dominojnë në shumë aspekte.

“Sa më shumë të minohet klima e konkurrencës dhe e demotivimit të atyre që bëjnë biznes të ndershëm e të shëndetshëm, aq edhe më shumë probleme do ketë edhe me sigurinë kombëtare. Në një situatë të tillë demotivohen të gjithë investitorët seriozë vendas apo të huaj”, – vijoi Meta./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore