Bota

Liria e Afganistanit “varet” në fije të perit


Pas largimit përfundimtar dhe evakuimit total të trupave amerikane, një pamje horror është filmuar mbi Kandahar të Afganistanit.

Talebanët morën kontrollin e një avioni të braktisur nga amerikanët për të varur një person në një shfaqje publike të dominimit të tyre, të hënën e 30 gushtit.

Grupi militant përdori një helikopter të prodhuar nga Shtetet e Bashkuar për të varur publikisht një civil mbi Kandahar, 497 kilometra në jugperëndim të Kabul-it.

https://twitter.com/July041776/status/1432422156604952582?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1432422156604952582%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fthebl.com%2Fworld-news%2Fshocking-video-shows-taliban-flying-us-helicopter-for-public-execution.html

Një përdorues në Twitter i quajtur 1781 ka shpërndarë një video me mbishkrimin: “Asnjëherë nuk e kisha menduar që do të arrija ditën kur talebanët do të përdornin një helikopter amerikan për të varur dikë”.

Një video tjetër tregon talibanët që testojnë Blackhawks-at amerikanë mbi Kandahar.

Kohët e fundit luftëtarët morën kontrollin e qytetit nga qeveria afgane e mbështetur nga SHBA-të, pasi forcat amerikane u tërhoqën nga vendi i Lindjes së Mesme.

Tërheqja e trupave

Pentagoni ka pranuar se tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani më 30 gusht shënoi fundin e misionit të tyre 20-vjeçar në vend.

Komandanti i Komandës Qendrore të SHBA, gjenerali Mackenzie, ka konfirmuar se trupat e tij të fundit u larguan nga Afganistani mes të hënës dhe të martës së 31 gushtit.

Ndërsa trupat amerikane u tërhoqën, Kabul-i, u përfshi nga të shtënat ajrore dhe talebanët shpallën fitoren.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid shkroi në Twitter, “Sonte në orën 21:00 me orën afgane, trupat e fundit amerikane u larguan nga aeroporti i Kabul-it dhe vendi ynë fitoi pavarësinë e plotë, falë Zotit”.

Tërheqja e fundit e trupave amerikane vjen një ditë para se talibanët të caktonin një afat 31 gusht për tërheqjen e trupave amerikane.

“Ne nuk kemi qenë në gjendje të heqim qafe ata që donin të na nxirrnin me kohë. Është shumë e dhimbshme për ne”, u tha gjenerali Mackenzie gazetarëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore