Lajme

Tempulli i ri tajlandez dhe polemikat mbi pretendimet se imiton Angkor Wat


Në verilindje të Tajlandës, ndërtimi i një kompleks tempulli është zhytyr në polemika, pasi pretendohet se dizajni i tij është një përpjekje për të përsëritur Angkor Wat të Kamboxhias, monumenti më i madh fetar në botë.

Agjencia e lajmeve, “The Guardian”, tregon se qeveria në Kamboxhia planifikon të dërgojë arkeologë dhe arkitektë tempulli për të inspektuar nëse vendi është shumë i ngjashëm me simbolin kombëtar të Angkor Wat që është edhe në flamurin e shtetit.

Pas ndërtimit të kompleksit të tempullit Sihanakhon, autoritetet tajlandeze dhe abati, në provincën Buriram, i cili tashmë ka kushtuar më shumë se 2.25 milionë paund, kanë mohuar përpjekjen për të imituar tempullin, duke thënë se ai ka ndikime shumë më të gjera.

Një zyrtar i kulturës në Buriram, Khattiya Chaimanee, ka thënë se dizajni reflekton tiparet tipike të kështjellave Khmer prej guri, të cilat mund të gjendeshin në të gjithë arkitekturën e rajonit jugor Isan në verilindje të Tajlandës.

“Në këtë tempull, grupet e tempullit janë rreshtuar në një rresht, nga më i madhi tek më i vogli, i cili është krejtësisht i ndryshëm nga peizazhi i Angkor Wat”, ka dalluar ai.

Megjithatë, Khattiya ka shtuar se frymëzimi origjinal erdhi nga murgu kryesor, i cili e pa veten në një ëndërr të një jete të kaluar si një nga trupat që ndihmoi në ndërtimin e kompleksit të gjerë Angkor Wat, i cili daton në shekullin e Xll-të.

Muajin e kaluar, zyrtarët nga ambasada e Kamboxhias në Tajlandë vizituan vendin pasi hashtag-et #SaveAngkorWat dhe #Angkorwatbelongtokhmer u shpërndanë nëpër mediat sociale.

Më pas, ministria e kulturës doli në përfundimin se dizajni nuk kishte kopjuar atë të Angkor Wat ose ndonjë tempulli tjetër në Kamboxhia.

Pavarësisht kësaj, zyrtarët kanë thënë se do të vijojnë të hetojnë. Një drejtues i ministrisë së kulturës, Hab Touch, ka thënë se ekspertët do të vizitojnë Tajlandën për të shqyrtuar ndërtimin. Por ende nuk ka një datë fikse për shkak të kufizimeve të udhëtimit të lidhura me COVID-in.

Presidenti i Institutit Kamboxhian për Demokraci, Pa Chamroeun, ka treguar se ishte e paqartë se sa i ngjashëm ishte tempulli me Angkor Wat, por gjithsesi ishte një çështje e ndjeshme. “Çdo gjë që krijon tension kombëtar midis këtyre dy kombeve duhet të shmanget”, ka theksuar ai.

“Nëse ata e vlerësojnë vërtet vlerën e këtij tempulli, ata duhet të vijnë dhe të vizitojnë Kamboxhian dhe të shohin tempullin e lashtë”, ka thënë Pa Chamroeun.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore