Shqipëria

Përçimi i së vërtetës afgane nga ‘ushtarët’ e kohës reale


Agimi i 121 afganëve nisi ndryshe. Pas shumë orëve udhëtim, ata prekën tokën shqiptare më 27 gusht.

Emocioni i së vërtetës, i asaj që e bën të bukur profesionin e gazetarit, la pas lodhjen e mesnatës, kur sytë tanë u shkëmbyen me ato të grave, burrave dhe fëmijëve nga ana tjetër e botës, Afganistani.

Nga mbi 800 shtëpi të ndryshme mediatike në Shqipëri, raportimi nga aty, vendi i së vërtetës, u bë prej: Edison Vatnikajt – Ora News, Ana Gjokës – Albanian Post, Sokol Demës- Report Tv, Eni Ferhatit- Euro News, Rashela Shehut- Klan Tv, Dorjana Bezatit- News 24, Maksi Ramës- Klan News, Fatjon Gjinajt – Fax News (në foton e mëposhtme, lexo, duke nisur nga e majta në të djathtë).

Për të mos harruar këtu edhe kolegë të tjerë – nuk gjenden në foto, por ishin pas ekranit të kompjuterit për të faktuar edhe me fjalë gjithçka po ndodhte, që përcollën po me aq emocion të vërtetën e natës afgane në Shqipëri.

Heronjtë e së vërtetës, nuk u ndalën në asnjë çast, edhe pse akrepat e orës ecnin furishëm, pa u kuptuar, për të përcjellë atë që e bën të bukur profesionin tonë, por edhe misionin e Albanian Post: Të tregojmë të Vërtetën, nga Shtëpia e së Vërtetës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore