Aktori i famshëm amerikan, Robert De Niro duket se po shërohet plotësisht nga dëmtimi i këmbës që pësoi duke xhiruar filmin “Killers of the Flower Moon”, të Martin Scorsese në fillim të këtij viti, pasi që ai u pa duke festuar ditëlindjen e tij të 78-të bashkë me një mikeshë të tij.
Ylli i “Goodfellas” u fotografua ndërsa dilte nga “Hotel Eden Roc” në Francë në shoqërinë e një gruaje, identitetin e të cilës nuk kanë arritur ta zbulojnë akoma mediat rozë.
Dyshja mbanin maska për fytyrën, ndërsa në fotografitë e publikuara DeNiro shihet duke e kapur për duarsh “gruan misterioze”.
Kjo ishte hera e dytë që pas New York-ut, që aktori i famashëm u pa, pa mbajtësin e tij të gjurit që po e mbante pas lëndimit.
“Unë e grisa kockën time disi, thjesht një shkelje e lehtë mbi diçka dhe unë sapo zbrita e pash se çfarë kishte ndodhur”.
“Dhimbja ishte torturuese dhe tani më duhet ta rregulloj. Por, kur të plakeni, duhet të jeni të përgatitur për gjëra të papritura”, kishte thënë De Niro në një intervistë për “IndieWire” kur ishte pyetur rreth incidentit lëndues.
Ndryshe, De Niro, kishte bërë bujë me disa deklarata së fundmi, teksa kishte pranuar se do të donte që në një film, ta luante rolin e Guvernatorit të New York, Andrew Cuomos.
Kjo pasi që sipas tij – “Andrew Cuomo ka bërë një punë të mirë si guvernator”.
“Unë mendoj se do të luaj Cuomo-n. Ai po bën atë që duhet të bëjë një president. Po bën një punë të shkëlqyeshme”, tha De Niro.
Mes tjerash ai shtoi se – “Nuk i dihet se çfarë sjellë e ardhmja, por Cuomos një ditë mund të bëhet President i SHBA-ve”.
Kujtojmë se Andrew Cuomo është akuzuar nga 11 gra për dhunë dhe keqtrajtim seksual.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi