Biznes

Boohoo shfrytëzon punëtorët pakistanez


Një investigim i kryer nga The Guardian tregon se marka e shpejtë e modës Boohoo shet rroba të bëra nga punëtorët e fabrikave pakistaneze të cilët thonë se përballen me kushte të tmerrshme dhe fitojnë më pak se 29 pence (qindarka) në orë.

“Unë e di që jemi të shfrytëzuar dhe paguhemi më pak se minimumi ligjor, por nuk mund të bëjmë asgjë…nëse largohem nga puna një person tjetër do të jetë i gatshëm të më zëvendësojë”, shprehet një nga punëtorët e pyetur.

The Guardian bën me dije se punëtorët e fabrikave kanë pranuar se janë paguar 10.000 PKR (47 pound) në muaj. Shuma e parave që ata marrin është shumë më pak sesa paga minimale mujore e ligjshme.

“Në nxitim për të prodhuar rroba për tregun perëndimor, personat e brendshëm pretenduan se punëtorët ndonjëherë bënin edhe turne 24 orarëshe”, deklaron The Guardian.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore