Shqipëria

Prapambetjet në Gjykatën e Lartë bëjnë bashkë Ambasadën e SHBA-së dhe KLGJ-në


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) po mbështet Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Gjykatën e Lartë në zgjidhjen e çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë.

Të martën e 13 korrikut, drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit në Ambasadën e SHBA-ve, Ben Rockwell, dhe kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, u takuan me presidentët dhe kancelarët e Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Tiranë.

Pjesë e diskutimeve ishin sfidat me të cilat përballen gjykatat, përfshirë prapambetjen e çështjeve gjyqësore në nivel apeli dhe rrethi.

Gjithashtu në vëmendje të Rockwell dhe Llagami ishte dhe qasja efikase në drejtësi, për qytetarët.

Ndër të tjera, Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri ka treguar mbështetje ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatën e Lartë në zgjidhjen e çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë dhe prapambetjet në të ardhmen përmes një programi të zbatuar nga Instituti i Menaxhimit East West.

Kjo tregon, sipas njoftimit të Ambasadës në median sociale Facebook, se mbështetja për reformën në drejtësi vazhdon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore