Auto

GM, rritje e shitjeve në Kinë me 5.2% në tremujorin e dytë


Prodhuesi amerikan i automjeteve, General Motors Co, ka njoftuar të premten e nëntë korrikut se dërgesat e tremujorit të dytë me ndërmarrjet e saj të përbashkëta në Kinë u rritën me 5.2 për qind.

Shifra përkthehet në më shumë se 750 mijë automjete, të ndihmuara nga kërkesa më e lartë për automjetet e mëdha të kompanisë dhe ato sportive luksoze. Dhe ku nuk mungojnë as modelet shumë-funksionale.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se shitjet e SUV-ve luksoze me tre rreshta të mëdha si Cadillac XT6 u rritën me 42 për qind në afro 10 mijë automjete, ndërsa kërkesa për automjetin familjare premium me shumë-funksione si GL8, u rrit me 40 për qind në mbi 45 mijë njësi.

Në fillim të këtij viti, General Motors, që tanimë po punon për teknologjinë e saj të re të baterisë “Ultium”, zbuloi një model të bazuar në Ultium për Kinën.

Modeli ishte një SUV plotësisht elektrik, Cadillac LYRIQ. Dhe kompania ka bërë me dije se ky SUV elektrik do të dalë në shitje në vend në fillim të vitit të ardhshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore