Lajme

Bill Cosby është i lirë, bie poshtë akuza e sulmit seksual


Bill Cosby, komediani i cili u kthye nga një ikonë e dashur televizive në një abuzues seksual, pas një vendimi ‘surprizë’ të gjykatës është liruar nga akuzat.

Gjykata më e lartë e Pensilvanisë rrëzoi akuzën e sulmit seksual të komedianit që datonte në vitin 2018.

Ajo vendosi që atij iu mohua një gjykim i drejtë. Ky vendim çoi në lirimin e tij të menjëhershëm nga burgu pas më shumë se dy vitesh prapa hekurave.

Komediani 83-vjeçar u shpall fajtor për drogë dhe sulm seksual ndaj ish-punonjëses së Universitetit ‘Temple’, Andrea Constand në rezidencën e tij.

Një prokuror tjetër hapi çështjen përsëri në vitin 2015 dhe vendosi të akuzojë aktorin para se të mbaronte afati i parashkrimit. Cosby u dënua përfundimisht nga vala e lëvizjes së paprecedentë #MeToo.

Prokurorët ende nuk janë prononcuar nëse do të planifikohet apo jo apelimi i vendimit.

Cosby reagoi në Twitter lidhur me vendimin e lirimit të tij.

https://twitter.com/BillCosby/status/1410359498162769926

“Unë kurrë nuk kam ndryshuar qëndrimin tim ose historinë time”, shkroi ai në Twitter.

“Unë gjithmonë kam ruajtur pafajësinë time. Faleminderit të gjithë fansave të mi, mbështetësve dhe miqve të mi që qëndruan pranë meje gjatë këtij kalvari. Falënderime të veçanta për Gjykatën Supreme të Pensilvanisë për mbështetjen e shtetit ligjor”, përmbylli Cosby deklaratën e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore