Kulturë

Kosovë/Përplasje të ashpra mes Elisa Hoxhës dhe Fahredin Spahijajt


Në studion e Edicionit të Analizës në Klan Kosova, ish- deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Elisa Hoxha, ka hedhur akuza për keqmenaxhim ndaj Fahredin Spahijajt, ish-drejtorit të Galerisë së Arteve të Kosovës.

Pati përplasje të ashpër mes tyre, lidhur me pretendimet e Spahijajt se Hoxha kishte ndikuar në shkarkimin e tij. Këto akuza ish- deputetja e PDK-së i hodhi poshtë.

“11 ankesa, incizime me ofendime ndaj grave aty dhe asistente që kanë qenë, por kjo është process që ka ndodhur para se unë të jem presidente e bordit të Galerisë Kombëtare”, iu përgjigj Hoxha pretendimit të Spahiajt.

“Unë s’i kam dëgjuar vërejtjet ato janë në Komision Hetimor. Unë kur kam marrë mandatin si Presidente e Bordit bashkë me të gjithë akterët e bordit. Edhe për faktin se Komisioni Disiplinor ka theksuar që nuk ka më klimë pune për shkak të të gjithë atyre ankesave, Ministria e Kulturës nuk ka mundur ta shkarkojë juridikisht sepse në ligj thuhet se bordi duhet ta shkarkojë dhe bordi s’ka qenë jofunksional”, shtoi ajo.

Për vërejtjet dhe ankesat që Hoxha përmendi, Spahija e pyeti nëse i kishte verifikuar ato.

“I keni mbyllur dyert për artistët e vendit”, tha Spahija, teksa Hoxha tregon për ndryshimet sipas saj që kanë ndodhur në Galerinë Kombëtare në krye me Erzen Shoshkolin.

“Ti je persekutore e Memli Krasniqit. Ke nënshkruar dokumente për ta shkarkuar drejtorin. Kjo pozita jote politike është vetëm falë Memli Krasniqit dhe PDK-së”, akuzoi Fahredin Spahija./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore