Rritet shkalla e vetëvrasjeve në Japoni gjatë valës së dytë të pandemisë. Më së shumti janë vetëvrarë gratë dhe fëmijët.
Sipas statistikave vetëvrasjet ranë gjatë valës së parë për shkak të politikave të qeverisë.
Rënia e numrit të vetëvrasjeve në periudhën shkurt-qershor u ndikua nga subvencionet qeveritare, ulja e orëve të punës dhe mbyllja e shkollës.
Gjatë muajve korrik-tetor shkalla e vetëvrasjeve u rrit me 16% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja e vetëvrasjeve në muajt korrik-tetor bie ndesh me uljen e kurbës në 14% në muajt shkurt-qershor. Numri i vetëvrasjeve ne Japoni mbetet alarmant.
Në vitet e fundit në Japoni ka pasur një ulje të numrit të vetëvrasjeve. Mesatarja e numrit të personave të vetëvrarë është dy herë më e lartë se në Azi./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë