Lajme

“BE-ja nuk do të pushojë derisa i gjithë Ballkani Perëndimor të jetë në Union”


“BE-ja nuk do të pushojë derisa të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë brenda BE-së”.

Ky është ekstrakti i një prej deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, si dhe Nënkryetarit të Komisionit Evropian, Josep Borrell, në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

Një ndër çështjet e parashtruara prej Borrell-it ishte dhe Ballkani Perëndimor.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka ripostuar deklaratën e tij në Twitter të premten e 11 qershorit.

Deklarata e plotë e Josep Borrell-it mbi Ballkanin Perëndimor

“BE-ja nuk do të pushojë derisa të gjitha vendet e rajonit të jenë brenda BE-së. Për këtë qëllim, ne jemi plotësisht të mobilizuar për të mbështetur pajtimin dhe reformat si antidoti më i mirë i retorikës nacionaliste. Ne do të presim edicionin tjetër të Dialogut Beograd-Prishtinë në ditët në vijim”, nënvizon Borrell.

“Më gjerë në Evropë nuk duam konkurrencë gjeostrategjike. Ne duam një fqinjëzim paqësor, të begatë dhe të qëndrueshëm, pa të ashtuquajturat konflikte të zgjatura dhe zona të ndikimit”, deklaroi Borrell.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore