Shqipëria

Plagoset kalimtari në Tiranë


Një kalimtar është plagosur më 15 janar si pasojë e një aksidenti,  në Tiranë.

Këmbësori me inicialet F.A është jashtë rrezikut për jetën. Ai është dërguar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën “5 Maj”. Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 15.01.2021, në rrugën “5 Maj”, janë përfshirë në përplasje dy mjete. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar këmbësori shtetasi F.A, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thotë njoftimi i policisë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore