Kosova

Cramon: SHBA-ja duhet të përfshihet në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë


Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon,

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në një intervistë për mediumin serb nga Kosova, “Kosovo Online”, ka thënë se është shumë e rëndësishme që SHBA të jetë e përfshirë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Akterët evropianë sigurisht e vlerësojnë angazhimin e presidentit amerikan Joe Biden dhe po, rajoni vërtetë ka nevojë për mbështetjen e SHBA-së”, ka thënë Cramon.

“Asociacioni i komunave serbe është sigurisht një nga pyetjet, por ka aq shumë se çfarë komuniteti serb do të mund të bënte në këtë proces. Besoj se në dialog ka gjëra tjera urgjente, por shpresoj që qershori të paraqesë një fillim të ri në proces”.

“Përfaqësuesi special Palmer filloi të punonte nën administratën e presidentit Trump, por ai shpreson se tash mund ta vazhdojë punën e tij në mënyrën që vërtetë ndihmon bashkëpunimin multikulturor”, shtoi Cramon.

Ndërkohë, në fillim të këtij muaji gjatë vizitës së tij në Kosovë, zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer, në një konferencë të përbashkët me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, theksoi se SHBA-ja nuk është palë në procesin e dialogut.

“Ne jemi këtu për të mbështetur dhe inkurajuar. Ne vazhdojmë të mendojmë që njohja reciproke është zgjidhja ma e mirë. Jemi partnerë në këtë proces, jemi të përfshirë në mënyrë aktive duke punuar edhe me Beogradin edhe me Prishtinën, duke punuar së bashku me Lajçak dhe ekipin e tij në mbështetje të arritjes së marrëveshjes së plotë për normalizim”, pati thënë Palmer.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore