Lajme

General Motors rifillon punën


Kompania amerikane e automjeteve, General Motors, ka njoftuar se së shpejti do të rifillojë prodhimi në pesë impiantet e montimit në të gjithë botën, të cilat kanë qenë pa punë për shkak të mungesës globale të çipave.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se javën e ardhshme kompania do të nisë operacionet në katër impiante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.

Lidhur me dy impiantet e Meksikës – San Luis Potosi dhe Ramos – të cilat prodhojnë Chevrolet Equinox, GMC Terrain dhe Chevrolet Blazer, do të rinisin prodhimin më datë 31 të muajit maj.

“Organizimi i zinxhirit të furnizimit vazhdon të bëjë përparime duke punuar me bazën tonë të furnizimit për të zbutur ndikimet afatshkurtra të situatës së gjysmëpërçuesve”, është shprehur General Motors.

Dhe aksionet e kompanisë pësuan një rritje me katër për qind në tregun fillestar.

Gjithashtu në javën e ardhshme, kompania do të rifillojë prodhimin e plotë në Bupyeong të Koresë së Jugut ku prodhohet Chevrolet Trailblazer dhe Buick Encore GX. Ky impiant ka funksionuar me 50 për qind të kapacitetit prodhues që prej datës 26 prill.

Ndër të tjera, General Motors ka pohuar se do të vazhdojë të përdorë çdo gjysmëpërçues të disponueshëm për të prodhuar produktet e saj më të kërkuara përfshirë kamionë dhe SUV.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore