Kosova

“Kosova është e humbur”


Vuk Drashkoviç, politikan serb

Politikani serb Vuk Drashkoviç, ka thënë për median serbe “Mundo” se “Kosova është e humbur”.

“Nuk ka qenë dashur të jetë kështu – të humbet. Por, në luftë me NATO-n nuk humbi asgjë nga ajo për çfarë ne e konsiderojmë Kosovën”, tha Drashkoviç.

“Sot thuhet se Aleksandër Vuciç duhet të ruajë Kosovën në Serbi. Në të kundërtën, do ta humb kokën. Kjo është një propagandë e tmerrshme që po përpiqet të bind popullin serb që Kosovën nuk e humbi Millosheviçi, se nuk u nënshkrua kapitullimi (më 9 qershor 1999 në Kumanovë) dhe se nuk u nënshkruar Rezoluta 1244 (më 10 qershor 1999)”, ka thënë ai.

Sipas tij “po tentohet të bindet populli që të mos pranohet asgjë vetëm se të mendohet ndonjë mit i ri, se Kosova është në Serbi”.

Ai konsideron që është gabim që të fajësohet Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për humbjen e Kosovës, pasi sipas tij “këtë po e thonë ata që ishin mbështetësit më të mëdhenj të Sllobodan Millosheviçit dhe të cilët e shtynë atë të hyjë në luftë me NATO-n, gjatë së cilës u humb Kosova”.

Ish deputeti serb thotë se asnjë Kishë nuk u dëmtua gjatë luftës së fundit në Kosovë. “As populli serb, asnjë kishë, asnjë manastir. Humbi territori, që edhe pa humbjen nga NATO, ishte pa serbë”.

Drashkoviç theksoi se “sot në Kosovë, por edhe atëherë, nga 11 banorë, vetëm një është serb. Pra, çfarë është e jona këtu? Çfarë po duam ne – territore në të cilat nuk ka serbë”.

“Tashti po thuhet se obligimi më i shenjtë është të ruhet Kosova në Serbi. Por, ky është edhe obligimi më i lehtë, pasi atë që nuk e ke, nuk ka si ta humbasësh. Pra, si ta ruash e ta mbash, nëse nuk e ke”, përfundoi Drashkoviç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore