Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, përmes një statusi në Facebook ka shkruar se ”për Kurtin ka shumë kohë që reciprociteti ndaj Serbisë nuk është zgjidhje e problemeve”, pasi ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se “masat e reciprocitetit me shtetet fqinje, nuk janë alternativë.
Sipas Molliqajt, Kurti nuk e sheh si zgjidhje te problemeve reciprocitetin.
“Deklarata e sotme e ministres Hajdari e dëshmon që çështja e reciprocitetit kur ra Qeveria Kurti 1 ishte një farsë elektorale dhe një garë personale se kush do t’iu printe negociatave. Aty kishte gjithçka pos parimeve siç mundoheshin t’i promovonin ata”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
“Historia jonë politike i njeh dy rryma kryesore përballe Serbisë: ata që ishin për vetëvendosje deri në shkëputjen përfundimtare; dhe qasjen autonomiste, qasje që i frikësohet shkëputjes së lidhjeve me Serbinë”.
Ai thotë se “qasja autonomiste nuk e sheh dot problemin në sy sepse udhëhiqet prej frikës dhe instinktit të vetëruajtjes”.
“Kurti qartazi ka ndërruar anë, ai sot shmanget, ikën, dhe pastaj drejt kompromiseve që nuk zgjidhin asgjë. Qasja autonomiste prodhon nënshtrim, rrjedhimi i saj logjik është autonomia përmes Asociacionit”.
Madje kryetari i PSD-së, Kurtit ia ka publikuar edhe një video ku Kurti flet pikërisht për këtë parim.
Ndërkaq në konferencën me temë “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës”, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është shprehur se problemet ka dashur t’i zgjidhë përmes mekanizmave rajonalë.
Hajdari ka thënë se Kosova nuk përfaqësohet mirë në asnjë iniciativë rajonale, fal edhe shteteve fqinje që gjithmonë i pengon nënshkrimi i shtetit të Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke
-
Një vit nga sulmi në Banjë, Manastiri mbyllet nga 23 deri më 26 shtator
-
Posta apelon qytetarët të mos bien pre e mesazheve të dyshimta
-
Haradinaj në takim me Orav thekson nevojën që Kosova t’i kthehet kursit të integrimit euro-atlantik
Lajmet kryesore
-
Dumani me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës: Strategji kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Dorëhiqet anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska
-
Mossad mashtroi dhe befasoi Hezbollahun duke hedhur në erë pagerët
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke