Disa ditë më parë u regjistrua një ngjarje e rëndë e abuzimit seksual me të mitur në qytetin e Lezhës. Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nike Lleshi, dhe Adriano Gjikola u ndaluan për përdhunimin e një 15 vjeçareje. Ndaj tyre u caktua masa “arrest me burg”, me akuzën “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”.
Të shtunën e 22 majit është regjistruar sërish një rast abuzimi me të mitur. Një 19 vjeçar me iniciale E.Xh është ndaluar pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një 13-vjeçare.
Të premten reagoi dhe delegacioni i BE-së në Shqipëri lidhur me ngjarjen e rëndë të 15 vjeçare.
“NO means NO!”, shkruhej në deklaratën e tyre të postuar në Twitter.
No means NO! Rape is a crime and indifference kills. https://t.co/GBqmhSRy7r
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) May 21, 2021
Mbi rastet e fundit të abuzimeve seksuale reagoi dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca.
“Përdhunimi është krim dhe indiferenca vret”, përmblodhi në pak rreshta Soreca.
Në gjithë opinionin publik, ka pasur një ndjeshmëri të lartë për rastet e shtuara të abuzimeve me vajzat. Fushata të ndryshme në media sociale kanë filluar të shfaqin fotografitë me portretet e autorëve të këtyre akteve.
Motoja kryesore e tyre ka qenë: “Përdhunuesit kanë emër”.
Shoqatat dhe organizatat e ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, janë rreshtuar në mbrojtje të vajzave, duke dënuar moralisht dhe ashpërsisht autorët e abuzimeve.
Ditën e nesërme është paralajmëruar një marshim në Sheshin Skënderbej, me moton “Mos ma vrit fëmijërinë” në orën 12:30.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com