“Është detyrë e institucioneve t’i mbledhin provat për masakra që ato të jenë pjesë e padisë ndaj Serbisë”
“Familjarët e martirëve tanimë 22 vjet kanë jetuar me peshën e rëndë të mungesës së drejtësisë. Prandaj, është detyrë e institucioneve që sa më parë t’i mbledhim të gjitha provat për këto masakra që kanë ndodhur në Kosovë dhe ato të jenë pjesë e ndërtimit të argumenteve për padinë, e cila do t’i bëhet Serbisë për gjenocid”, tha Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë homazheve që ka bërë tek lapidarët e të rënëve në fshatrat Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan.
Ai tha pas vendosjes së luleve te lapidari me emrat e 44 të vrarëve tha se “Serbia 22 vjet më parë ka kryer aktet e gjenocidit, ndërsa tha se deri më tani nuk ka pasur drejtësi teksa bëri thirrje që drejtësia të vihet në vend”.
Konjufca theksoi se drejtësia e ka vlerën e njëjtë po aq sa edhe liria, prandaj ata asnjëherë nuk mund të jenë të qetë për sa kohë kriminelët, që i kanë shkaktuar këto masakra, të jenë të lirë.
“Ne e dimë që ky është çmimi i lirisë, sepse pa gjak dhe pa luftën çlirimtare të UÇK-së nuk do të ishte arritur liria. Por, po ashtu e vlefshme sa liria është edhe drejtësia. Dhe për sa kohë kriminelët lëvizin të lirë, as zemrat, e as shpirtrat e familjarëve dhe martirëve nuk mund të jenë të qetë”.
“Kemi filluar punën për ngritjen e padisë për Serbinë. Do t’iu njoftojmë për këto përgatitje. Janë përgatitje gjigante, dhe një rast i tillë nuk guxon të humbet. Ne jemi të bindur që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, dhe kjo e meriton një padi. Dhe Qeveria e ka obligim ndaj historisë dhe ndaj ardhmërisë sonë”, pati thënë Kurti.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi