Media sociale, Twitter, është duke shtyrë përdoruesit e vet të jenë të kujdesshëm dhe të rishikojnë përgjigjet “potencialisht të dëmshme ose fyese”.
Agjencia e lajmeve, BBC, tregon se lëvizja e platformës vjen pasi ajo është përballur shpesh me kritika për sjelljen abuzive të përdoruesve.
You had feedback about prompts to revise a reply so we made updates:
▪️ If you see a prompt, it’ll include more info on why you received it
▪️ We've improved how we consider the context of the conversation before showing a promptThis is now testing on Android, iOS, and web. pic.twitter.com/rxdttI1zK2
— Support (@Support) August 10, 2020
Funksioni është testuar gjatë vitit të kaluar dhe Twitter-i ka pranuar se testet tregonin se kërkesat ulnin përgjigjet fyese.
Tanimë, këto kërkesa do të lëshohen në gjuhën angleze nëpër llogari të përdoruesve të Twitter-it në Android dhe Apple.
Sipas analizave të brendshme, platforma ka bërë të ditur përmes një postimi në blog se nxitjet bënin që 34 për qind e njerëzve të rishikonin përgjigjet e tyre fillestare ose të vendosnin që mos ta dërgonin fare përgjigjen e tyre.
Madje gjatë testimit të parë, mesatarisht 11 për qind e përdoruesve shfaqnin më pak përgjigje ofenduese. Gjithashtu kishin më pak të ngjarë të merrnin përgjigje fyese dhe të dëmshme.
Ndër të tjera, Twitter-i ka sqaruar se kërkesat janë krijuar duke marrë parasysh natyrën e marrëdhënies mes llogarive që postojnë dhe atyre që përgjigjen.
“Nëse dy llogari ndiqen dhe i përgjigjen njëri-tjetrit shpesh, ka një gjasë më shumë që ato të kenë një kuptim më të mirë të tonit të preferuar të komunikimit”, shkruhet në postimin e platformës në blog.
Gjatë viteve të fundit, ballafaqimi i platformave me mënyrën e policimit të përmbajtjeve fyese, abuzimit dhe ngacmimit, ka qenë i shpeshtë.
Vitin e kaluar, statistikat e Twitter-it për harkun kohor janar-qershor kanë treguar se platforma hoqi afro 1.9 milionë llogari që kishin përmbajtje potencialisht fyese. Dhe pezulloi 925 mijë e 700 të tjera për shkeljen e rregullave.
Mirëpo, debati për moderimin e përmbajtjes është ashpërsuar edhe më shumë për shkak të vendimeve të marra nga kompanitë e mëdha të mediave sociale kundër zyrtarëve publikë.
Një nga rastet më të njohura është ai i ish presidentit amerikan, Donald Trump, i cili u ndalua nga një sërë platformash përfshirë edhe Twitter-in pas trazirave të gjashtë janarit në Capitol Hill.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi