Kosova

Gjobitet LDK-ja për mosrespektimin e masave anti-Covid


Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është gjobitur me dy mijë euro për shkak të mosrespektimit të masave kundër COVID-19. Kjo erdhi pas një tubimi elektoral që LDK-ja zhvilloi.

 “Askush nuk është mbi ligjin”.

Sipas Tahirit, shkeljet sanksionohen në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës, neni 25, paragrafi 1.

Tahiri u bëri thirrje subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet, që vet ata i kanë votuar. Në të kundërt, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë.

Tahiri ka thënë se zbatimi masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit është i domosdoshëm. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore