Kosova

Katër të vdekur dhe 75 raste me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar katër të vdekur nga COVID-19 dhe 75 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga një mijë e 312 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 546 pacientë, duke e çuar në 96 mijë e 012 raste, numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, me gjithsejtë 25 persona të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (76 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (48 vjeç), Prishtinë 1 rast (79 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 105 mijë e 711 kurse numri i rasteve aktive është shtatë mijë e 508.

Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën edhe katër persona nga Coronavirusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore