Lajme

Kriza e Covid-it në Indi/ Bie çmimi i naftës


Pas një vale të dytë katastrofike të epidemisë së coronavirus-it në Indi, shanset që kërkesa për naftë të rimëkëmbur janë shkatërruar. Çmimi i naftës është në recension.

Të dhënat paraprake tregojnë që kufizimet në nivel shtetëror, sipas të cilave synohet parandalimi i infeksioneve, kanë bërë që shitjet e karburantit, në konsumatorin e tretë më të madh të naftës në botë, të bien gjatë muajit prill.

“Kërkesa e përgjithshme për karburant është ulur me rreth 7%, nga sa ishte në prill të vitit 2019”, tha AK Singh, kreu i marketingut në rafinerinë, Bharat Petroleum Corp.

Analistët parashikojnë që, për shkak të kufizimeve të mëtejshme, kërkesa e Indisë për karburant të pësojë një rënie më të thellë gjatë muajit maj.

“Edhe pse duket sikur Covid-19 në Indi ende nuk ka arritur kulmin, ne presim të shohim dobësi të mëtejshme të kërkesës për karburant gjatë majit”, thanë analistët e kompanisë financiare ING, në një deklaratë.

Të dielën, një organ kryesor i industrisë indiane u kërkoi autoriteteve të kufizojnë aktivitetin ekonomik, pasi sistemi i kujdesit shëndetësor të vendit është mbingarkuar nga infeksionet spirale.

Me më shumë se 300 mijë raste të përditshme të raportuara për gati dy javë tani, India po lufton me një valë të dytë të coronavirus-it, që ka mbingarkuar sistemin e saj të kujdesit shëndetësor.

Spitalet janë mbushur përtej kapacitetit maksimal dhe furnizimet mjekësore të oksigjenit kanë mbaruar.

Zgjerimi i fushatës së vaksinimit

Në nivel global, hapja e fushatave të vaksinimit pritet të rrisë kërkesën për naftë, veçanërisht gjatë sezonit të pikut të udhëtimeve, në tremujorin e tretë.

Nga ana e furnizimit, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) nxori 25.17 milionë fuçi në ditë gjatë muajit prill, 100 mijë fuçi më shumë se në mars. Kjo, pasi Irani dhe prodhuesit e tjerë rritën prodhimin. Sasia e nxjerrjes së naftës nga OPEC është rritur çdo muaj që nga qershori i vitit 2020, me përjashtim të shkurtit.

Irani dhe SHBA-ja janë në bisedime për të ringjallur një marrëveshje bërthamore, e cila mund të çojë në heqjen e sanksioneve amerikane. Heqja e sanksioneve do të lejonte Iranin të rrisë eksportet e naftës.

Washington-i, të dielën, mohoi një raport nga televizioni shtetëror i Iranit se kishin arritur një marrëveshje shkëmbimi të të burgosurve dhe shkrirjes së 7 miliardë dollarëve të fitimeve të naftës iraniane, të ngrira nga sanksionet e SHBA në vendet e tjera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore