Lajme

5 shtete kërkojnë drejtësi nga Irani për aeroplanin e rrëzuar


Shtetet, qytetarët e të cilëve u vranë kur Irani goditi aksidentalisht një avion ukrainas, kërkuan të premten drejtësi nga Irani.

Në një deklaratë të përbashkët, shtetet kërkuan një shpjegim të plotë zyrtar në lidhje me incidentin.

Deklarata erdhi në një vjetorin e rrëzimit të avionit ukrainas.

Më herët, Suedia kishte deklaruar se Irani kishte rënë dakord për të kompensuar familjet e viktimave të huaja.

Goditja ndodhi të njëjtën natë që Irani nisi një sulm me raketa balistike ndaj ushtarëve amerikanë në Irak.

Veprimi ushtarak erdhi si kundërpërgjigje e Iranit ndaj sulmit amerikan me dron amerikan që vrau gjeneralin Qassem Soleimani në Baghdad më 3 janar të 2019.

Aeroplani sapo ishte ngritur në fluturim për në kryeqytetin ukrainas të Kievit.

Viktimat përfshinin 57 shtetas kanadezë, 11 ukrainas, 17 suedezë, katër afganë dhe katër britanikë.

Në pasagjerët nga Suedia përfshiheshin shtetas suedezë dhe njerëz me leje qëndrimi në Suedi.

Në fillim, Irani mohoi përfshirjen e tij në rrëzimin e avionit.

Më vonë, Teherani zyrtar njoftoi se ushtria rrëzuar gabimisht avionin ukrainas.

Deklarata u nënshkrua nga ministrat e Afganistanit, Kanadasë, Suedisë, Ukrainës dhe Mbretërisë së Bashkuar./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore