Kosova

2 mijë euro, gjoba për tubime elektorale në Kosovë


Çdo subjekt politik, në Kosovë, që do të mbajë tubime elektorale, do të gjobitet me masën 2 mijë euro. Këtë lajm e bëri të ditur drejtori i Inspekcionit, në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

Ligji dhe masat anti-Covid-19, përderisa sipas Tahirit janë në fuqi, vlejnë dhe për subjektet politike.

Këto subjekte kanë nisur tubimet elektorale dhe masa ndaj tyre do të jetë e ashpër.

“Grumbullimi i njerëzve është i ndaluar me vendim të vet atyre që po i grumbullojnë. Ka ligj për luftimin dhe parandalimin e pandemisë, me gjoba konkrete, që është votuar nga vet ata që po flasin nëpër këto tubime politike”.

Për më tepër bën thirrje, që qytetarët të bashkëpunojnë me organet kompetente, duke identifikuar çdo rast të këtyre tubimeve elektorale. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore