Sport

Zyrtarët serbë pretendojnë se testet COVID të Djokovic-it ishin valide


Prokurorët në Serbi thonë që nuk ka fakte për të thënë se Djokovic ka paraqitur teste të falsifikuara të COVID-it para autoriteteve australiane.

Një raportim nga BBC ngjalli dyshime mbi testet, duke thënë që numrat serik të testeve nuk përputheshin me dokumentet tjera nga një kohë e njëjtë.

Sipas raportimeve, testet ishin paraqitur për ta shpëtuar Djokovic-in nga rregullat për njerëzit e pavaksinuar.

Viza e Djokovic-it ishte refuzuar dhe më pas ai ishte dëbuar nga shteti para fillimit të Australian Open.

Kjo kishte ndodhur për shkak të rregullave që shteti Australian aplikon për vaksinimin, jo për shkak se dokumentet e tij ishin falsifikuar.

Zyra e prokurorit të Beogradit, ka thënë që Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se dokumentet janë autentike me njëra-tjetrën.

Dokumentet e paraqitura nga avokati i Djokovic në Australi, shfaqnin dy certifikata vaksinimi, njëra me rezultat pozitiv më 16 dhjetor, dhe tjetra me rezultat negativ në 22 dhjetor.

Në grup gjerman i kërkimit, me emrin Zerforschung vuri re që testi i parë kishte numër më të lartë konfirmues se testi i dytë.

Numrat serik në këto dokumente, raportohet se ishim shumë ndryshe me numrat serik e dokumenteve tjera të nxjerra në të njëjtën periudhë kohore.

Mirëpo zyra e prokurorit të Serbisë, shkruajti që “testet e Djokovic nga 16 dhe 22 dhjetori janë tërësisht valide”.

Ky komunikim erdhi menjëherë pas takimit mes Djokovic dhe presidentit serb, Aleksandar Vucic.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore