Lajme

Zyrtarët izraelitë bëjnë vizitën e parë në Sudan


Ministri izraelit i inteligjencës, Eli Cohen, drejtoi një delegacion në kryeqytetin sudanez, Khartoum, disa muaj pasi Sudani ra dakord të normalizonte marrëdhëniet.

Vizita e së hënës shënoi herën e parë që një ministër izraelit drejtoi një delegacion zyrtar në shtetin e Afrikës Veriore, tha një zyrtar i Ministrisë së Inteligjencës izraelite.

Media shtetërore sudaneze nuk e raportoi udhëtimin.

Cohen arriti në Khartoum me një delegacion nga Ministria e Inteligjencës dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Ata u kthyen disa orë më vonë, para se qeveria të mbyllte Aeroportin, Ben-Gurion, për fluturime hyrëse dhe dalëse, për shkak të krizës së coronavirus-it.

Zyrtarja e mininstrisë tha në një deklaratë se anëtarët e delegacionit u takuan me kreun e shtetit sudanez, gjeneralin Abdel Fattah al-Burhan, dhe ministrin e Mbrojtjes, Yassin Ibrahim, për bisedime mbi “çështje diplomatike, të sigurisë dhe ekonomike”.

“Një memorandum i parë për këto tema u nënshkrua midis ministrit të mbrojtjes sudanez dhe Cohen”.

Palët diskutuan gjithashtu “thellimin e bashkëpunimit të inteligjencës”.

Autoritetet sudaneze informuan delegacionin izraelit mbi përparimin e tyre në anulimin e ligjit për bojkotimin e Izraelit dhe ndryshimin e ligjit që burgos migrantët sudanezë, përfshirë edhe ato që janë në Izrael, të cilët kthehen në Sudan.

Gjatë deklaratës doli se ishte rënë dakord që një delegacion sudanez të udhëtonte në Izrael, por nuk u përmend data.

Cohen shprehu optimizëm se shumë vende në rajon do të ndjekin Sudanin dhe do të vendosin marrëdhënie diplomatike me Izraelin.

Sudani ra dakord të normalizojë lidhjet me Izraelin në tetor të vitit të kaluar dhe një delegacion izraelit vizitoi Khartoum muajin pasardhës.

Protesta kundër normalizimit

Më 6 janar, Sudani nënshkroi “Marrëveshjet e Abrahamit”, duke normalizuar lidhjet me Izraelin. Sudani u bë kështu vendi i tretë arab që ka firmosur këtë marrëveshje, pas Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit, vitin e kaluar.

Maroku gjithashtu normalizoi lidhjet e saj me Izraelin në dhjetor.

Khartoumi nënshkroi marrëveshjen më pak se një muaj pasi Washingtoni e hoqi atë nga lista e zezë e saj, si “sponsorizues shtetëror të terrorizmit”, si pjesë e quid pro quo.

Protestat kundër normalizimit me Izraelin kanë vazhduar në Sudan. Më 17 janar, dhjetëra protestues u mblodhën jashtë zyrës së kabinetit në Khartoum-it dhe dogjën flamurin izraelit.

Deri vitin e kaluar, Egjipti dhe Jordania, ishin të vetmet vende arabe që kanë njohur Izraelin, në marrëveshjet dypalëshe të paqes të lidhura dekada më parë.

Qeveritë e tjera arabe nuk pranuan të normalizonin marrëdhëniet derisa Izraeli të arrinte një marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse me palestinezët dhe njohjen e saj.

Sudani dërgoi trupa për të luftuar Izraelin në Luftën e Pavarësisë dhe Luftën Gjashtë Ditore. Në 1967, pas Luftës Gjashtë Ditore, ajo organizoi samitin e Lidhjes Arabe që lëshoi ​​Rezolutën Khartoum, të njohur si “Tre Jo-të”. Jo paqes me Izraelin. Jo njohjes së Izraelit. Jo negociata me Izraelin./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore