Lajme

Zyrtarët e SHBA-ve shqetësohen për heqjen e gjyqtarëve të lartë në Salvador


Zyrtarët e lartë të SHBA-ve kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth heqjes nga detyra të prokurorit të përgjithshëm të El Salvadorit dhe pesë gjyqtarëve nga Gjykata e Lartë e vendit të Amerikës Qendrore.

Gjyqtarët dhe prokurori i përgjithshëm u shkarkuan nga Asambleja Kombëtare e sapo zgjedhur e cila dominohet nga partia e Presidentit Nayib Bukele. Opozita në El Salvador tha se kjo masë ishte një “grusht shteti” nga Bukele.

Bukele hodhi poshtë akuzat, duke thënë se “ne po pastrojmë shtëpinë tonë”.

Pse ka rëndësi?

Bukele u zgjodh president në shkurt të 2019 me një premtim për të luftuar dhunën e shfrenuar të bandave dhe korrupsionin politik. Ai fitoi më shumë vota se të gjithë kandidatët e tjerë të bërë bashkë.

Vlerësimi për trajtimin që qeveria e tij pati për coronavirus-in ka qenë i lartë dhe mençuria e presidentit është njohur nga media dhe shumë salvadorianë.

Në zgjedhjet e shkurtit, partia e tij “Ide e Re” fitoi 54 nga 84 vendet në Asamblenë Legjislative. Së bashku me aleatët e tij në parlament, ai tani ka më shumë se dy të tretat e votave të nevojshme sipas kushtetutës për të bërë ndryshime gjithëpërfshirëse.

Kritikët thonë se largimi i pesë gjyqtarëve dhe prokurorit të përgjithshëm tregojnë se Bukele po përdor këtë shumicë të re në parlament për të larguar ata që e kundërshtojnë atë.

Nuk është hera e parë që Bukele akuzohet për tejkalim të kompetencave të tij. Vitin e kaluar, ai u kritikua gjerësisht për përdorimin e trupave të armatosura për të marrë Asamblenë Legjislative, e cila kontrollohej atëherë nga opozita, në një përpjekje për të detyruar miratimin e buxhetit.

Cfare ndodhi?

Të shtunën e 1 majit, parlamenti i El Salvadorit u mblodh për seancën e tij të parë që nga fitorja e Presidentit Bukele në zgjedhje.

Partia qeverisëse e El Salvadorit ishte e vendosur për të fituar shumicën e parlamentit. Ata votuan mbi një mocion për të hequr të pesë gjyqtarët nga dhoma kushtetuese e Gjykatës së Lartë.

Të gjithë anëtarët e partisë “Ideja e Re” e Presidentit Bukele dhe aleatët e saj votuan në favor të mocionit, ndërsa 19 ligjvënës të opozitës votuan kundër tij dhe vetëm një abstenoi.

Disa orë më vonë, ligjvënësit votuan gjithashtu për të hequr nga detyra Prokurorin e Përgjithshëm Raúl Melara.

Pse u hoqën?

Ligjvënësja e “Idesë së Re” Elisa Rosales argumentoi se gjyqtarët duhej të hiqeshin sepse ata kishin qëndruar në rrugën e strategjisë së qeverisë për të ndaluar pandeminë e coronavirus-it.

Qershorin e kaluar, pesë gjyqtarët kishin deklaruar anti-kushtetues një urdhër qëndrimi në shtëpi të lëshuar nga Presidenti Bukele, duke nxitur zemërimin e tij. Rosales tha se rrëzimi i tyre do të mbronte publikun.

Por ligjvënësit e opozitës denoncuan shkarkimin e gjyqtarëve. Anabel Bollose nga partia e majtë FMLN e quajti atë një “grusht shteti”.

Opozita ka akuzuar prej kohësh Presidentin Bukele se ka prirje autoritare dhe se minon ndarjen e pushtetit nga El Salvador dhe sistemin e tij të kontrolleve dhe ekuilibrave.

Cili ka qenë reagimi?

Human Rights Watch e përshkroi masën si një “sulm ndaj demokracisë”, e cila theu sundimin e ligjit dhe u përpoq të përqendronte “të gjithë pushtetin” në duart e Presidentit Bukele.

Sekretari i Shtetit të SHBA-ve Antony Blinken thirri Presidentin Bukele të dielën për të shprehur “shqetësimin e tij të rëndë”.

Departamenti i Shtetit tha se Blinken i kishte thënë Bukele-s se “një gjyqësor i pavarur është thelbësor për qeverisjen demokratike”.

Nënkryetari i SHBA-ve Kamala Harris gjithashtu shprehu shqetësimet e saj në një tweet të dielën.

Përshtatur nga BBC për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore