Lajme

Zyrtarët e Arabisë Saudite: Franca arrestoi njeriun e gabuar për vrasjen e Khashoggi-t


Policia franceze, të martën e 8 dhjetorit ka arrestuar një shtetas saudit të dyshuar për përfshirje në vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi në vitin 2018.

Ndërkohë zyrtarët sauditë janë shprehur se është arrestuar personi i gabuar.

Burri u arrestua nga policia kufitare në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Turqia teksa ishte gati të hipte në një fluturim për në Riad nga aeroporti “Charles de Gaulle” i Parisit.

Hetuesit po kërkonin konfirmimin se njeriu që mbante një pasaportë në emër të Khalid Alotaibi ishte me të vërtetë i dyshuari me të njëjtin emër i kërkuar nga Turqia dhe i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vrasjen e tmerrshme të Khashoggi-t.

Ambasada saudite në Paris lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se personi i arrestuar “nuk ka të bëjë fare me rastin në fjalë” dhe kërkoi lirimin e tij të menjëhershëm.

“Khaled Alotaibi” është një emër shumë i zakonshëm në Mbretëri.

Khashoggi u pa për herë të fundit në tetor 2018, duke hyrë në Konsullatën Saudite në Stamboll. Vrasja e tij, për të cilën zyrtarët turq morën një regjistrim audio, pengoi marrëdhënien SHBA- Arabi Saudite.

Dy javë pas zhdukjes së Khashoggi, Arabia Saudite pranoi se ai ishte vrarë nga agjentët e mbretërisë, por ajo vazhdon të mohojë që princi i kurorës ishte i përfshirë.

Raporti i fundit i SHBA-së, që bazohet në një vlerësim të CIA-s, të lëshuar një muaj pas vrasjes së Khashoggit, zbuloi se Mohammed me shumë gjasa urdhëroi vrasjen.

Kush ishte Jamal Khashoggi?

Ai ishte një gazetar dhe analist politik i njohur saudit. Ai vinte nga një familje me emër dhe në fillim mbante lidhje të ngushta me familjen mbretërore saudite.

Me kalimin e kohës, u bë më kritik ndaj politikave të qeverisë. Veçanërisht kritikat lidheshin me princin Mohammed bin Salman, udhëheqësin de facto të mbretërisë. Më vonë, ai la Arabinë Saudite dhe u zhvendos në SHBA.

Si u vra ai?

Shkrimet e Khashoggi-t patën kosto për të.

Ai u divorcua dhe u nda nga familja, e cila jetonte në Arabinë Saudite. Gazetari përfundimisht vendosi të martohej përsëri dhe të vendosej me të fejuarën e tij turke në Stamboll. Për të shpallur martesën, iu deshën disa vërtetime nga Konsullata Saudite në Turqi. Kështu, në fund të shtatorit 2018, shkoi në konsullatë dhe u udhëzua të kthehej disa ditë më vonë për të marrë dokumentet.

Kjo nisi një zinxhir veprimesh nga autoritetet saudite, të cilat kulmuan me vrasjen e Khashoggi-t. Sipas hetuesve të SHBA-së, Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara, me siguri u drejtuan nga princi i kurorës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore