Sport

Zyrtare: Vendoset data dhe vendi i përballjes së Italisë me Argjentinën


Është shpallur zyrtarisht data se kur do të mbahet ndeshja mes fitueses së Euro 2020, Italisë dhe asaj të Copa America 2021, Argjentinës.

Organi më i lartë i futbollit në Evropë, UEFA, ka shpallur gjatë kësaj të mërkure të 15 dhjetorit datën zyrtare se kur do të mbahet eventi.

UEFA dhe CONMEBOL-i, organi si motër i UEFA-s në Amerikën e Jugut, kanë vendosur se ndeshja do të luhet në Londër më 1 qershor 2022.

Gjithashtu këtë të mërkurë, UEFA dhe CONMEBOL-i kanë nënshkruar një Memorandun Mirëkuptimi (MoU), i cili zgjat deri më 30 qershor 2028, pas atij të suksesshmit që patën në shkurtin e 2020.

Në bazë të MoU, dy organet e futbollit do të hapin një zyrë të përbashkët në Londër dhe do të krijojnë mundësi për organizime të përbashkëta në futboll.

Ngjarja e parë e përbashkët do të jetë përballja mes fituesve të Euro 2020, Italisë dhe atyre të Copa America 2021, Argjentinës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore