Sport

Zyrtare: Shtyhet ndeshja e Serie A shkaku i Covid-19


Serie A ka njoftuar zyrtarisht se ndeshja në mes të Torinos dhe Sassuolos, e planifikuar të zhvillohej të premten në kuadër të xhiros së 23-të të ligës italiane, është shtyrë për shkak të rasteve pozitive me covid-19 te skuadra vendase.

Te skuadra e Torinos kanë rezultuar pozitiv me covid-19 tetë lojtarë, andaj ekipi kishte suspenduar edhe stërvitjet, raporton Sky Sport.

Kjo ndeshje është vendosur që të zhvillohet me 17 mars me fillim nga ora 15:00.

Torino aktualisht gjendet në pozitën e 17 në tabelë, një vend më lartë se zona e rrezikshmërisë, ndërsa Sassuolo po kalon momente te mira, e cila pozicionohet në vendin e tetë.

Në ndeshjet e fundit në Serie A, Torino fitoi ndaj Cagliarit si mysafir me rezultat minimal 0:1, ndërsa Sassuolo barazoi në shtëpi kundër Bolognas me rezultat 1:1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore