Sport

Zyrtare/ Sergi Barjuan trajner i ri i Barcelonës, përkohësisht


Sergi Barjuan, trajneri i përkohshëm i Barcelonës

Barcelona ka emëruar trajnerin e ri, Sergi Barjuan që vjen nga Barcelona B.

Por, Barjuan do të jetë në detyrë te Barcelona vetëm për tre ndeshjet e radhës.

Barcelona luan përballë Alaves, Dinamo Kyiv dhe Celta Vigo-s para pushimit për kombëtaren.

Presidenti Laporta ka vendosur që klubi në këtë periudhë të udhëhiqet nga një trajner i përkohshëm.

Barjuan ka qenë emri i duhur sipas tyre, dhe ai menjëherë do të rikthehet te ekipi ‘B’ pas këtyre ndeshjeve.

Është pothuajse e sigurt që trajneri i ri i katalunasve do të jetë Xavi Hernandez, vetëm në rast se ndonjë e papritur ndodh.

Por, Xavi duhet të ndërprejë kontratën me Al-Saad dhe të nëshkruajë me Barcelonën, procedurë që do kohë duke marrë parasysh se Xavi aktualisht jeton jashtë Evropës.

Xavi sipas të gjitha gjasave do të ulet për herë të parë në stolin e Barcelonës pas pushim të kombëtareve, në derbin e Katalunisë përballë Espanyol-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore