Sport

Zyrtare: Pioli mbetet kuqezi deri në 2023


Klubi i Milan-it ka njoftuar gjatë të premtes së 26 nëntorit se kanë arritur marrëveshjen me trajnerin e tyre, Stefano Pioli, për zgjatjen e bashkëpunimit deri në vitin 2023. Kontrata e re do të ketë opsion zgjatje edhe për një vit tjetër.

Ish-trajneri i Lazio-s, Fiorentina-s, Inter-it dhe shumë skuadrave të tjera në Itali do të ketë dhe një rritje të pagës. Paga e re do të shkojë në rreth 3.5 milionë euro në sezon.

Pioli është pjesë e Milan-it që nga 9 tetori i vitit 2019. Ai i ka drejtuar kuqezinjtë në 106 ndeshje deri më tani, duke arritur një mesatare 1.96 pikë për ndeshje. Në total, ai numëron 61 fitore, 25 barazime dhe 20 humbje.

“Unë studioj gjithçka, jam shumë kurioz. Përpara se t’u propozosh lojtarëve diçka, duhet ta studiosh mirë dhe ta besosh”, tha Pioli para gazetarëve.

“Si i pergatis ndeshjet? Duke u kujdesur per te gjitha detajet me ekipin edhe deri pak minuta para ndeshjes”.

“Suksesi në Madrid me Atleticon? Është një fitore e bukur, por shpresojmë të ketë shumë të tjera sepse jemi shumë ambiciozë”, shtoi 56-vjeçari për “Milan TV”.

Drejtori teknik i Milan-it, Paolo Maldini, gjithashtu ishte i pranishëm gjatë firmosjes së kontratës së re të teknikut.

“Nuk rinovojmë vetëm me trajnerin Pioli, por edhe me personin. Mes nesh ka një harmoni të madhe, mund të ketë probleme, por do të dimë t’i kapërcejmë”, tha ish-kapiteni dhe një nga legjendat e klubit, Maldini.

Ndeshja e radhës për Milan-in dhe Pioli-n do të jetë të shtunën në Serie A. përballë do të kenë Sassuolo-n në “San Siro”, duke filluar nga ora 15:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore