Sport

Zyrtare, Ozil-i mbërrin në Stamboll


Ish-ylli i Real Madrid-it dhe Kombëtares së Gjermanisë, Mesut  Ozil-i, ka lënë Londrën, mbrëmjen e së dielës dhe ka mbërritur në Stamboll. I padëshiruari i Arsenal-it tashmë do të luajë në vendin e orgjinës, me Fenerbahçe-n.

Ozil-i është larguar pas tetë sezonesh me topçinjtë. Që nga koha e mbërritjes në Londër, nga Real-i, në sezonin 2013/14. Në sezonin aktual Ozil-i, nuk mundi të bënte asnjë paraqitje me Arsenal-in.

254 ndeshje në total me topçinjtë e Londrës, 44 gola dhe 77 asiste. Katër trofe të Kupës FA (2014, 2015, 2017 dhe 2020) dhe dy Superkupa të Anglisë (2015 dhe 2016).

Krisja e Ozil-it me topçinjte, nisi që pas mos pranimit të kërkesës së klubit, për ulje të rrogës, si pasojë e uljes së të ardhurave të klubit nga Covid-19. Kërkesë e cila u refuzua nga mesfushori, për shkakun se lojtari është i përfshirë në fondacione dhe nisma bamirësie, të cilant nuk mund t’i ndërpriste.

Rasti i fundit i bamirësis së Ozil-it, ka pikërisht lidhje me Arsenal-in. Klubi do të largonte nga puna maskotën, që kishte 27 vite që punonte për topçinjtë. Ozil-i ka ndërhyrë në këtë çështje, duke i paguar  pagën e plotë personit që bënte rolin e maskotës.

Pas mbërritjes në Stamboll, fjalët e para të turko-gjermanit ishin:

“Jam shumë i lumtur dhe i ngazëllyer. Unë do të jap maksimumin tim”

“Unë gjithmonë jam stërvitur me ekipin e parë. Kam qenë në Gjermani dhe më pas në karantinë në Angli. Jam stërvitur në shtepi. Nuk kam luajtur për ca kohë, por jam në formë, skam problem”.

Për Ozil-in ndeshja e fundit zyrtare ka qenë në mars./ AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore